AktualitetKosovaPolitikëTë fundit

Meta uron Kosovën për pavarësinë: Mirënjohje përjetë heronjve dhe etërve të Pavarësisë së Kosovës

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Meta shpreh mirënjohje për dëshmorët dhe luftëtarët e Pavarësisë së Kosovës.

“Gëzuar Kosovë e dashur”, shprehet Meta kras fotos së Presidentit Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.

“Mirënjohje përjetë Heronjve, Dëshmorëve, luftëtarëve dhe etërve të Pavarësisë së Kosovës. Shqipëria dhe Kosova gjithmonë krah njëra-tjetrës”, thekson Meta.

 

Fraksion.com