Meta: Problemi kryesor, opozita inekzistente! Nuk jetoj dot pa beteja
Presidenti Ilir Meta, deklaroi këtë mbrëmje se një ndër problemet kryesore në vend, është opozita inekzistente.
Meta tha se edhe mazhoranca ka faj pasi nuk plotëson kushtet për votuesit të cilët i kanë dhënë votën për të drejtuar. Ndër të tjera Meta theksoi se nuk jeton dot pa beteja.
“Unë pa beteja nuk jetoj dot. Por janë beteja të drejta. Jam krenar, që kam pasur koherencë në të gjitha vitet e mia në politikë, ndaj integrimit, ndaj sovranitetit dhe integritetit të vendin tim. Kushtetuta i bashkon të gjithë, pavarësisht origjinës dhe fesë që kemi. Për mua ajo që mbetet e shenjtë është Kushtetuta.
Problemi kryesor për mua ka qenë dhe ngelet opozita e cila ka qenë inekzistente, por këtu nuk mund të lë pa faj maxhorancën kur nuk plotëson kushtet për votuesit të cilët i kanë dhënë votën për të drejtuar.”-tha Meta.
Fraksion.com