AktualitetSportTë fundit

Gjimshiti shkëlqen me Atalantën, 2 gola për 2 minuta në Europa League

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti po shkëlqen sot me Atalantën teksa shënoi dy herë në dy minuta në ndeshjen e Europa League.

Atalanta po luan përballë grekëve të Olimpiakos në Bergamo dhe është duke kryesuar ndeshjen.

Grekët ishin të parët që shënuan në minutën e 16 me Soares, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Në pjesën e dytë Gjimshiti barazoi rezultatin në minutën e 61-të, ndërsa 2 minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë.

 

Fraksion.com