AktualitetPolitikëTë fundit

Zelensky falenderon Metën për mbështetjen ndaj Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka falenderuar Presidentin Meta për mesazhet dhe qëndrimet e Tij në mbështetje të Ukrainës.

Presidenti ukrainas ka falënderuar Metën për mbështetjen ndërsa thekson se së bashku jemi më të fortë dhe e bëjmë Ukrainën më të fortë.

“I jam mirënjohës Presidentit Ilir Meta për fjalët e tij të mbështetjes në Ditën Kombëtare të Unitetit! Ne vlerësojmë solidaritetin e Shqipërisë, miqve dhe partnerëve të tjerë, për hir të një të ardhmeje të përbashkët evropiane. Së bashku ne e bëjmë Ukrainën më të fortë! Së bashku më të fortë”, shprehet Zelensky në një reagim në Twitter.

 

Fraksion.com