AktualitetPolitikëTë fundit

Instituti për Paqen dhe Sigurinë-Ramës: Faleminderit që mirëpritët gratë afgane

Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka falenderuar përmes një postimi në Twitter pritjen e afganëve nga Shqipëria.

Instituti Georgetown i shpreh mirënjohjen kryeministrit Edi Rama, për mikpritjen e grave dhe vajzave afgane të cilat u detyruan të largohen nga vendi i tyre pasi pushtetin e morën talebanët.

“Faleminderit kryeministri Edi Rama që mirëpritët gratë afgane. Gra dhe vajza ishin të detyruara të largoheshin nga shtëpitë e tyre pas marrjes së pushtetit nga talebanët”, shkruan instituti Georgetown.

Në një ceremoni të mbajtur në Universitetin Georgetown, në Uashington, kryeministrit Edi Rama iu dorëzua në shenjë mirënjohje simboli i mirënjohjes nga ky institut.

 

Fraksion.com