AktualitetPolitikëTë fundit

Situata në PD, Rama nga SHBA: Është marrë peng nga dy personazhe tragji-komike, një non grata dhe një humbës serial, nuk kemi opozitë prej vitesh

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar PD nga SHBA ku tha se vendi ka vite që nuk ka opozitë dhe se aktualisht kjo përçarje e madhe që po ndodh në PD vjen si rezultat i pengmarrjes së saj nga dy personazh tragjikomike, ku një është non grata dhe tjetri një humbës serial

“Ne kemi respektuar një proces që është tejet i vonuar pas një shkelje permanente të Kushtetutës nga Presidenti që mori peng këto komunitete për arsye të mosarsyes së tij dhe tani jemi në një faze përfundimtare me 6 kandidatë që ofrojnë për komunitete vlerat e tyre. Përballë kemi dy forca që janë në një nxjerrje kunje me njëra tjetrën kush jam unë e kush je ti dhe kanë legjitimitetin moral për të qenë aty ku janë pasi janë pengje të së shkuarës. Ne nuk kemi pasur opozitë prej vitesh, pasi ajo që kemi pasur ka qenë një opozitë muskujsh dhe jo mendjesh. Ajo që ndodh është dramatike, është një përçarje e madhe që reflektohet në një ndarje të madhe edhe në popull duke shkatërruar premisat e një opozitarizmi moderne dhe konstruktiv dhe duke dëmtuar vendin. Ne nuk mund të ndryshojmë gjësendi në atë dinamikë, është një pengmarrje spektakolare e opozitës nga dy personazhe që janë targjikomikë në përpjekjet e tyre, njëri non grata nga SHBA që është fundi i botës për një lider dhe një humbës serial dhe peng i vetvetes”, tha Rama.

 

Fraksion.com