Princi Andrew arrin marrëveshje për të shmangur ngritjen e akuzave për abuzim seksual
Princi Andrew i Britanisë ka arritur një marrëveshje për të zgjidhur një padi nga Virginia Giuffre, në të cilën ajo e akuzon Dukën e Jorkut për abuzim seksual me të kur ajo ishte në moshë të mitur, duke i kursyer atij ngritjen e akuzave të mundshme shtesë që do të dëmtonin më tej reputacionin e tij.
Marrëveshja, përfshirë një pagesë me një shumë të pazbuluar, u njoftua të martën në një dosje në gjykatën federale të Manhatanit, ku zonja Giuffre kishte paditur djalin e dytë të Mbretëreshës Elizabeth gushtin e kaluar.
Rasti i zonjës Giuffre ishte fokusuar gjithashtu në marrëdhënien dhe miqësinë e Princit Andrew me të ndjerin Jeffrey Epstein, financierin ndaj të cilit u ngritën akuza për abuzim seksual me të miturit. Zonja gjithashtu tha se ajo ishte abuzuar edhe nga Jeffrey Epstein.
Princi Andrew i ka mohuar akuzat se ai e detyroi zonjën Giuffre të kryente marrëdhënie seksuale me të më shumë se dy dekada më parë në shtëpinë në Londër të bashkëpunëtores së zotit Epstein, Ghislaine Maxwell, në shtëpinë e zotit Epstein në Manhattan dhe në një ishull privat të zotit Epstein në Ishujt e Virgjër të Shteteve të Bashkuara.
Gjyqi pritej të fillonte në fund të këtij viti.
Në dosjen e përbashkët të së martës, avokatët e 38 vjeçares Giuffre dhe 61 vjeçarit Andrew thanë se marrëveshja e tyre në parim kërkon që princi të bëjë një “donacion të konsiderueshëm” për organizatën bamirëse të zonjës Giuffre që merret me mbrojtjen e të drejtave të viktimave.
Fraksion.com