“Lufta e Ftohtë ka nisur prej kohësh”; Ish-ambasadori për konfliktin Rusi-Ukrainë: Moszgjerimi i NATO-s në vendet e Lindjes…
Ish-ambasadori Bashkim Zeneli, i ftuar në emisionin “FrontLine”, në “News 24”, komentoi situatën e tensionuar Rusi-Ukrainë. Ai tha se “Lufta e Ftohtë” ka ndodhur prej kohësh dhe se çështja duhet të zgjidhet në rrugë diplomatike. Sipas Zenelit, një nga kërkesat e Rusisë është që NATO të mos zgjerohet në vendet ish-komuniste, por mbi të gjitha synimi i saj është që të ketë influencë mbi Ukrainën.
“Unë mendoj se qëndron ky fakt sepse Putin e ka kundërshtuar zgjerimin e NATO-s në Lindje. Rusia thotë se mjafton një dokument që ata nuk do të zgjerohen. Përgjigja është dhënë, duke thënë që nuk pengohen shtetet për të marrë pjesë. Nëse i thuhet se nuk ka anëtarësim problemi mbyllet për pak kohë, por mund të ketë akoma tensione. Është ringjallur oreksi i të pasurit të asaj historie të lavdishme ruse. Është interesant fakti që Putin e ka konsideruar shpërbërjen e Sovjetikëve si fatalitet të shekullit të XX. Ndaj ka mbajtur marrëdhënie të mira ushtarake dhe ekonomike. Në rastin e Ukrainës ku u nënshkrua marrëveshja doganore, ai bëri një favor dhe uli 30% çmimin e gazit. Janë orekset ruse me ardhjen në fuqi të Putinit.
Janë cënuar marrëdhëniet transatlantike, edhe për faj të BE, në kuptimin e brendshëm të saj. Mjaft vende ish-socialiste kanë tendenca nacionaliste, nuk i binden vendimmarrjes kolektive. Ka pasur edhe kriza që s’janë marr vesh. Nuk ka pasur gjuhë të përbashkët. Mos prisni që Putin t’i japë llogari shteteve. Përpjekjet diplomatike janë. Nuk kanë rënë dakord. Takimet e kancelarit gjerman kanë qenë edhe në Rusi edhe në Ukrainë. Rusia do garanci që NATO nuk do të zgjerohet në Lindje”, tha Zeneli.
Ish-ambasadori është i mendimit që konflikti duhet të zgjidhur me dialog.
“Negocimet janë të domosdoshme. Nuk duhet menduar që me një bisedim mund të zgjidhet problemi. Kur nuk ka vullnet, besim reciprok, përshembull jam dakord që në Ukrainë nuk fiton diçka. Thjesht shprehet solidariteti i liderve evropianë, informohen për zhvillimet, por kyçi është Moska. Sot bota nuk është si në vitet e luftës së ftohtë. Sot edhe me një video mund të merren vesh. Elektronika ka ecur përpara. Takimet janë të domosdoshme, por çështja është që në këto takime bisedohet dhe çfarë bisedohet? I thuhet mos pushto Ukrainën se do të kesh sanksione apo… Duhet një marrëdhënie ndryshe. Megjithatë pa Rusinë nuk mund të ecet. Duhet një lloj bashkëpunimi, me aq sa mund të bashkëpunohet me një Rusi të tillë. Ka një fakt që Putin di të shfrytëzojë mjaft mirë problemet që ka Evropa. Mosmarrëveshjet që ka në gjirin e BE”, u shpreh ish-ambasadori.
Zeneli tha se shenjat janë dhënë që prej 8 vitesh, në lidhje me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Ai tha se shtetet duhet të bënin më shumë në vendosjen e paqes mes tyre.
“2014-2022 janë 8 vite e në këto vite sinjalet janë dhënë, kërcënimet janë dhënë, detaje për pushtimin e Ukrainës ka pasur. Mos harrojmë edhe revoltat në sheshin e Ukrainës, rëniet e qeverive, raportet midis një presidenti dhe një kryeministri. Kanë qenë sinjale që Rusia do të ketë të paktën ndikim në qeverisjen e Ukrainës. Do ta ketë nën ndikimin e vet siç ka edhe këto vendet e tjera”, tha Zeneli.
Ish-ambasadori tregoi më tej se si mund të normalizohet situata, edhe pse ai tha që tensionet janë të pashmangshme.
“NATO nuk mund të futet në konflikte të armatosura me Rusinë. Është i rëndësishëm parandalimi. Të mos harrojmë që Rusia është fuqi bërthamore. Lufta e ftohtë ka kohë që ka nisur në raportet midis BE dhe Rusisë. Është një mesazh që thuhet se janë superfuqi. Sigurisht NATO mund të ndihmojë me reparte mjekësore, nëse Rusia nis ndonjë pushtim në Ukrainë. Gjermania po bën përpjekje për të zgjidhur situatën në mënyrë diplomatike. Kancelari ka shkuar në Rusi dy herë për të bindur Putin. Nëse Gjermania do të dërgonte tanke atje do të zgjidhte problemin. Palët duhet të zgjidhin çështjen me dialog. Janë marrëdhënie që duhen parë më gjerë, më gjatë. Nuk tregon ndonjë forcë të madhe nëse Anglia ka marrë përsipër të dërgojë municione etj etj. Unë mendoj që zgjidhja e vetme do të jetë diplomacia. Sa e aftë është diplomacia për ta bërë këtë është çështje tjetër. Putin deri në momentet e fundit do të luajë me kërcënimin, sepse hollë-hollë interesat e tij nuk janë. Ka edhe një element të rëndësishëm. 55% e popullit në Rusi është kundër agresionit. Mendoj që Putinit do i interesonte një qeveri pro-ruse, protestat. Skenari tjetër është ai i Detit të Zi, aneksimi i asaj pjese që ka mbetur sepse atje është porti i Odesës. Ukraina e ka shpallur pavarësinë e saj. Nuk negociohet pavarësia. Në konferencën e Munich-ut në vitin 2007, kancelarja Merkel i qëndroi fort idesë edhe pse nuk ka qenë situata si sot. Ajo i qëndroi fort idesë se nuk duhet ndërhyrë në shtet të ndryshme, duhet ruajtur pavarësia. Ka pasur probleme në fillim në ’90-91, disa vende e fituan më parë, disa të tjera më vonë, disa vende u shkëputën prerazi nga Rusia. Një pjesë e këtyre vendeve vazhdojnë të ruajnë atë ndjeshmëri ndaj Rusisë”, tha Zeneli.
Ndërsa për rolin e Shqiëprisë në arenën ndërkombëtare, ai tha:
“Jemi vendi anëtar i NATO-s jemi vend i vogël. Ish-ministri i Jashtëm Çek në vitet ’50-ë thoshte që ka shtete të vogla, e shtete të vogla që nuk e dinë që janë të vogla. Nuk hymë në një garë për të na llogaritur, por në një garë për të qenë pro-evropian, pro-atlantikas, për të mbështetur parimet që jemi anëtarësuar në NATO. Ne jemi të angazhuar edhe me trupa paqeruajtëse. Detyrimet tona janë angazhime të çdo vendi anëtar i NATO-s. Politikisht aty jemi njësoj si të gjitha vendet anëtare. Një qeveri pro-evropiane është më e besueshme. Rruga e Shqipërisë që prej viteve ’90-ë është një rrugë e zgjedhur në kuadër të BE, integrimit eruo-atlantik. Ne jemi përfitues të vlerave atlantike. Nëse nesër pranohemi dhe udhëheqim OSBEE, kjo natyrisht që janë tregues të një politike të qartë që ndjek parimet. Unë mendoj që në këtë drejtim nuk ka vend as për auto-lëvdata, as për të marrë përsipër çmime. Shqipëria ka 1001 probleme. Ne nuk mund të krahasohemi me shumë vende të tjera, ku synojmë të pranohemi nesër. Kjo s’do të thotë të mos kemi të njëjtat vlera në këtë prespektivë që na është hapur. Duhet të gëzohemi që për aq sa bëjmë mirë e meritojmë, për aq sa nuk bëjmë mirë, duhet të reflektojmë. Duhet të reflektojmë jo vetëm si qeveri, si opozitë, si klasë politike, si parlament, e të respektojmë vlerat më të larta. Raportet bazohen mbi vlera jo mbi njohje personale. Një raport i mirë mes dy drejtues shteti kanë vlerën, kanë të bëjnë me njohjen reciproke, por baza e marrëdhënieve janë vlerat Atlantike. Ka një thelb të rëndësishëm. Kjo thirrje apo kjo situatë e nderë në raportet Rusi-Ukrainë duhet të ndikojë në një përgjegjësimi të klasës politike që në situata të tilla mos mendojnë që Evropa, Bota sapo zgjohen në mëngjes kthejnë sytë nga ne. Për të qenë partnerë duhet të bëjmë detyrat mirë në vendin tonë”.
Fraksion.com