AktualitetPolitikëTë fundit

Frikë për arrestime të ministrave e ish-ministrave? Rama për VOA-n: Kushdo që ka ngjyer gishtin, të dënohet!

Kryeministri Edi Rama, pasi takoi sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në New York, dha një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Referuar dënimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për korrupsion dhe shpërdorim detyre, gazetari e pyeti kryeministrin, nëse i frikësohet arrestimeve në radhët e kabinetit qeverisës.

Nëse ka njerëz që kanë ngjyer gishtin në një proces që është bërë për t’i shërbyer vendit, sigurisht që duhet të marrin ndëshkimin e merituar, se e kanë bërë pas shpinës së një force qeverisëse që është këtu për të njerëzit”.

Sipas kryeministrit, për këtë arsye po bëhet reforma në drejtës, që e majta e ka mbështetur që nga fillimi, shton ai.

 

Fraksion.com