Çështja e Ukrainës në KS; Rama në SHBA, takim me Blinken
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.
Takim i Ramës në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Uashington, vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ky është takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.
Një ditë më parë Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.
“Krenar për Shqipërinë. Neë York, selia e Kombeve të Bashkuara – Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara”, shprehet Rama pas takimit.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Kreu i Ekzekutivit do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve.
Fraksion.com