Sarah Berisha tregon për takimin e sikletshëm me nënën e PM
Blogerja tashmë e njohur, Sarah Berisha, nisi një histori dashurie me DJ PM brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Mesa duket çifti ka vendosur ta vazhdojnë romancën e tyre edhe jashtë pasi janë parë shpeshherë në shoqërinë e njëri tjetrit.
Së fundmi, Sarah ka folur në “E diell” për marrëdhënien me partnerin e saj duke treguar se tashmë ka takuar edhe nënën e DJ PM. Ajo tha se edhe pse ishte një takim i sikletshëm, u ndje mjaft mirë.
Sara: Në fillim ishte e sikletshme, por ishte shumë e mirë, shumë e sjellshme, ma bëri dhe takimin më të lehtë. Folëm në përgjithësi, më shumë ishte takim si një grua që më ka ndjekur e më ka suportuar nga jashtë dhe më ka qejf që jam në krah të djalit të saj.
Fraksion.com