Ja ku po e kalon festën e Shën Valentinit Beatrix Ramosaj!
Beatrix Ramosaj ditët e fundit është komentuar shumë për shkak të situatës së krijuar në spektaklin e fundit të BBV, ku ajo refuzoi të ishte pjesë e darkës së konkurrentëve me ish-banorët për shkak të hatërmbetjes së saj kundrejt batutave të Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit.
Gjithë kjo situatë ndikoi gjendjen emocionale të Donaldit, i cili u mërzit dhe nuk e shijoi sa të banorët e tjerë darken me ish-banorët. Gjatë emisionit, Dj Dagz kur Trixës i sugjeruan të vinte me Taxi u shpreh se për të qenë e pranishme, ajo duhet të merrte Avion dhe jo Taxi. Ndërkohë që Beatrix deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim dhe nuk ka treguar personalisht se ku ndodhet, por një detaj në postimin e Anxhelinës, kushërirës së saj i ka treguar të gjitha.
Anxhelina ka publikuar një ‘selfie’ në profilin e saj të “Instagram” teksa është me pushime në Dubai. Mirëpo detaji që ka bërë shumë përshtypje ka qenë krahu i Beatrixës në anë të fotos. Nga ky postim ka vërtetuar se këngëtarja është duke u munduar të kalojë disa kohë pushim dhe të mos jetë në qendër të vëmendjes.
Fraksion.com