Life StyleTë fundit

“Donaldi nuk është burrë”; Arjan Konomi: Nuk e shikoja dot Borën me të. Të lëndosh një vajzë në atë mënyrë…

Arjan Konomi një nga figurat e ekranit, mik i Bora Zemanit ka shpërthyer keq ndaj Donaldit.

Ai ka deklaruar në një lidhje Live në Instagram ku ndodhej në bashkëbisedim me Kozakun se të lëndosh një njeri në mënyrë të tillë nuk tregon as burrëri dhe as pjekuri.

Ai ka ironizuar edhe preferencën e tij për filmin Spiderman, ndonëse vetë Bora është përfolur se në daljen e saj publike u vesh njësoj si e dashura e këtij personazhi në filmin më të fundit.

“Nuk e kam takuar asnjëherë Donaldin dhe një nga arsyet është që unë nuk e kam pasur qejf. Është djalë i mirë por nuk e shikoja dot Borën me atë. Të lëndosh një njeri në mënyrë të atillë. Aq më tepër publikisht nuk tregon as pjekuri, as burrëri. Vazhdojmë dhe luajmë me Spiderman”, është shprehur Arjan Konomi.

 

Fraksion.com