Donaldi: Nëse Beatrix është jashtë Shqipërisë, nuk i flas më me gojë!
Mungesa e Beatrix Ramosaj në spektaklin e së premtes ka shkaktuar komente të shumta. Ajo refuzoi të ishte pjesë e darkës së konkurrentëve me ish-banorët për shkak të hatërmbetjes kundrejt batutave të Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit.
Donaldi u mërzit nga mungesa e Trixës dhe nuk e shijoi sa të tjerët darkën me ish-banorët, ndërsa Einxheli i ka thënë vazhdimisht se mund të mos jetë në Shqipëri pasi Arbana i tha se Beatrix duhet të marrë avionin për të shkuar aty, jo thjesht një taksi.
Në pamjet e publikuara sot nga Anxhelina dukej se dy kushërirat ishin nisur me pushime.
Sot në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Trixa është bërë sërish temë diskutimi nga Donaldi, Einxheli dhe Beniada.
Gjatë bisedës, Einxhel dhe Beniada supozuan se Beatrix, mund të jetë larguar nga Shqipëria, por ky mendim nuk i pëlqeu Donaldit.
Ai u shpreh se nëse ajo është larguar nuk do t’i fliste më me gojë.
Einxhel: Mund të mos jetë fare në Shqipëri Triksa.
Donaldi: Më fiksove ti me këtë, të mos jetë në Shqipëri.
Beniada: Edhe për mua nuk është në Shqipëri.
Donaldi: Thua? Unë nuk i flas me gojë nëse ajo nuk është në Shqipëri.
Fraksion.com