Spiropali: Solidaritet me popullin e Ukrainës që meriton siguri dhe liri
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi sot lidhur me situatën në Ukrainë.
Spiropali thekson se populli i Ukrainës meriton siguri dhe liri, në të drejtën e tyre të pacënueshme për sovranitet dhe integritet të plotë territorial.
Në këtë reagim, Ministrja ka publikuar foto gjatë punimeve të Samitit për Krimenë në gusht të një viti më parë si dhe gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Solidaritet me popullin e Ukrainës që meriton siguri dhe liri, në të drejtën e tyre të pacënueshme për sovranitet dhe integritet të plotë territorial. ME UKRAINËN. Ukraine Will Resist”, shprehet Spiropali.
Fraksion.com