Life StyleTë fundit

“Pësova një dëmtim të memories”; Arjola Demiri habit me deklaratën e saj pas daljes nga “BBVIP”: Njerëzit e mi nuk e dinin që unë…

Ajola Demiri ka folur për herë të parë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, një javë para finales së madhe, duke rrëfyer eksperiencën e saj që në ditën e parë kur është futur.E ftuar në “Fun Club” ajo është shprehur se  rrugëtimi i saj ishte një nga eksperiencat më të bukur që ka kaluar dhe gjithashtu aktorja ka rrëfyer disa nga momentet e saj më të vështira në shtëpinë e famshme.

Ajo i habiti të gjithë kur tregoi se ditën që është futur në “BBV” ka pësuar një humbje kujtese.

Sipas saj ajo nuk mundte mbante mend asnjë gjë që i kishte ndodhur viteve të fundit ose nuk mund të kujtonte dot emrat e miqve të saj. Gjithashtu ajo shtoi se nuk ishte e vetmja që i ka ndodhur diçka e tillë pasi kishte shkuar të kërkonte ndihmë tek vëllai i madh.

“Unë kam pasur një dëmtim të memories dhe kur u futa brenda në ‘Big Brother’, kam pësuar një ‘back out’ të së tashmes dhe gjërave memories afatshkurtër dhe ajo që mu kujtonte ishte o e largëta fare ose gjërat që kishin të bënin vetëm me të kaluarën. Kisha vështirësi të gjeja emrat e shokëve emrat e shoqeve situate që kishin ndodhur shumë afër, brenda një viti brenda dy vjetësh. Dhe kjo gjë s’më ka ndodhur vetëm mua por të gjithëve dhe kur kam shkuar tek vëllai i madh më ka thënë nuk ka problem je okej dhe mendoj që kjo është ajo gjëja e parë që ka stimuluar ndërvetëdijen e kujtimeve nga fëmijëria”, është shprehur Arjola.

Një tjetër moment i saj i vështirë ishte kur ndodhi debati  i fortë me Antonela Berishën ku kjo e fundit e akuzoi se aktorja viktimizohet me historinë e saj. Kjo gjë ka bërë që ajo të ndihet e ndrydhur dhe ka treguar se që prej asaj dite ajo është munduar të mos i përmendë më fëmijët e saj dhe të qajë sa me rrallë.

“Ajo më tha diçka që më vrau shumë: ‘Ti me lotët e tua mendon se do ta prekesh publikun i ke lodhur ata atje jashtë’ dhe duke e ditur sa i ndjeshëm është publiku shqiptar ndaj vuajtjeve ndaj këtyre gjërave dhe pikërisht kam menduar që lotët e mi kanë qenë gabimi im kryesor, por nuk mund të dilja dot prej kësaj nuk mund të isha ndryshe. Nga ai moment se di nëse është vënë re jam munduar rrallë e më rrallë t’i përmend fëmijët dhe të qaj e kam ndrydhur veten sepse nuk doja të bënte askënd të qante aty jashtë’. Njerëzit e mi nuk e kanë ditur që unë jam kaq e ndjeshme sepse jam munduar gjithmonë ta kamufloj sepse e di që do ma merrnin për pikë të dobët”, tregoi aktorja.

 

Fraksion.com