AktualitetTë fundit

Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet me 21 vite burg Izet Haxhia

Gjykata e Tiranë ka dënuar me 21 vite burg, Izet Haxhinë, ish-badigard i Sali Berishës, për vrasjen e Azem Hajdarit në 12 shtator 1998.

Haxhia prej 4 vitesh ndodhet në paraburgim në pritje të vendimit dhe kjo kohë do t’i llogaritet gjatë kryerjes së burgut.

Mësohet se Haxhia do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

Vendimi:

1.Deklarimin fajtor te te pandehuri Izet I. Haxhia per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal denimin e tij me 21 (njezet e nje) vite burgjm.

2.Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonse.

3.Ne kohen e vuajtjes se denimit te llogaritet koha e qendrimit te tij ne arrest ne burg si dhe duke vuajtur denimin.

U shpall ne Tirane ne daten 11.02.202

 

Fraksion.com