AktualitetSportTë fundit

Kreu i FSHF-së: Ja kush janë rivalët e Dukës

Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova janë 3 kandidatët zyrtar për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Asambleja Zgjedhore që do të mbahet më 2 Mars do të vendos se cili nga të tre do të marrë mandatin e ardhshëm 4-vjeçar per të drejtuar FSHF. Kujtojmë se Duka është duke kërkuar mandatin e tij të gjashtë në krye të FSHF-së.

Këtë të premte një komision i FSHF verifikoi ligjshmërinë e propozimeve dhe integritetin e kandidatëve të propozuar për President dhe si dhe të kandidatëve për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Rezultoi se kandidatë për postin e Presidenit të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm pikërisht presidenti aktual Duka, gazetari dhe komentatori Dritan Shakohoxha, dhe ish-trajneri i futbollit Sulejman Starova.

Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk kishte paraqitur kandidaturë edhe për faktin se rregullorja thotë se duhet të jenë klubet apo shoqatat e futbollit që duhet të bëjnë propozimet për kandidatët. Në asamblenë e 2 Marsit do të votohet edhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për të njëjtin mandat 4-vjeçar.

Zgjedhjet për presidentin e FSHF do të monitorohen nga afër nga 3 zyrtarë të UEFA-s, të cilët do të garantojnë respektimin e rregulloreve dhe ligjeve të organizmit europian të futbollit, për ndershmëri, korrektësi dhe paanësi në procese të tilla. Ky ishte edhe një vendim që erdhi pas takimit të kreut të UEFA-s, Aleksander Ceferin me kryeministrin Edi Rama. Takimi u mbajt një javë më parë pas ankesave të FSHF se politika po ndërhynte në punët e futbollit.

Kandidatët për Komitetin Ekzekutiv të FSHF:

Abdyl Kuriu

Anila Basha

Arben Dervishaj

Bardhyl Jera

Envi Hicka

Ermal Tahiri

Ervin Canollari

Gjergji Petro

Lutfi Nuriu

Pano Xhixho

Vasil Bicaj

Ylli Ҫekiҫi

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com