Life StyleTë fundit

Ermali i përmendi Borën Donaldit, Beatrix merr vendimin e papritur!

Ermal Mamaqi, së bashku me disa personazhe të tjerë të njohur të showbizz-it iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme.

Ai foli me banorët për serialin e tij “Humans of Tirana”, ku ai zbuloi me batutë që do të ftojë Bora Zemanin, në rolin e partneres së Ilir Shaqirit. Kështu, Donald Veshaj replikoi duke sugjeruar që Bora të paguhej mirë teksa qeshi së bashku me konkurrentët e tjerë.

Këto komente nuk i ka pritur aspak mirë Beatrix e cila duket se është prekur shumë.

Kështu, gjatë mbrëmjes së sotme Arbana Osmani ka komunikuar se Beatrix nuk ka pranuar të jetë pjesë e darkës së organizuar për ish-banorët.

Më herët ditën e sotme përmes një videoje në llogarinë e tij të “Tik Tok”, ku Ermali sqaroi se gjithçka ishte në kuadër të shakasë.

“Besoj që jam i ftuari i parë që përjashtohem nga Big Brother. Nuk i kuptoj këta fansat e Beatrixës dhe Donaldit. Kam një mesazh për ta. Për ju që nuk e dini, këta u mërzitën sepse unë gjatë një bisedeku ishte Arjola, Donaldi e të tjerë, thashë të vërtetën, që do bëjmë sezonin e dytë të H.O.T dhe do kemi Bora Zemanin aktore. Donaldi e dëgjoi dhe pyeti personazhin. “Ç’punë ke ti? Pse të djeg miza ty?-i thashë unë dhe qeshëm. Meqërafjala për të gjithë ju hipokritë… Nuk kam marrë kaq shumë komente negative as kur kam kënduar për fushatën e PD-së para 100 vjetësh. Ej, miq mos e merrni kaq shumë seriozisht”, ishin këto fjalët e Ermalit.”- ka thënë ai.

 

Fraksion.com