Beatrix e mërzitur për batutën me Bora Zemanin, Donaldi shprehet i zhgënjyer: ‘Nuk e prisja’
Ermal Mamaqi ishte një nga të ftuarit e banorëve të shtëpisë së Big Brother Vip për të darkuar me to. Gjatë qëndrimit në shtëpi Ermali ka shkëmbyer shumë batuta, por duket se njëra prej tyre nuk i ka pëlqyer këngëtares Beatrix Ramosaj.
Beatrix vendosi që të mos hyjë brenda shtëpisë mbrëmjen e sotme për një darkë që ishte parashikuar me ish-konkurrentët, pasi është mërzitur me batutën ku Ermali përmend Bora Zemanin.
Por, teksa u pyet, Donaldi u shpreh se çdo gjë ka qenë në kuadrin e një shakaje dhe nuk e priste nga Trixa të mos e kuptonte.
Donaldi: Nuk ka të bëjë me njerëzit. Realisht pres që duke njohur natyrën Triksa, të mos… realisht nuk e besoj. Ishte një shaka që nuk e hapa unë. Nuk më intereson, nuk më bën përshtypje fare.
Arjola: Ti reagove i pari.
Donaldi: Reagova unë i pari?
Arjola: Po reagove se u interesove.
Donaldi: Po po ishte me të keq, nuk e respektova. Ndihem keq. Më duket vetja i pafuqishëm për diçka. Dua ta kem këtu afër që t’i mbushja mendjen se nuk ka asnjë gjë. Jam i mërzitur që ajo është e mërzitur. Nuk kam mundësi që ta sqarojë këtu. Fakti që unë nuk e mendoj, nuk pres që dikusht tjetër ta mendoj. E di shumë mirë, thjesht jam i mërzitur. Fakti që s’do ta takoja sot… ku di unë, realisht po them që nuk e pres që të mos e takoj sot.
Fraksion.com