Turqia kërcënon Deutsche Wellen me mbylljen
Bordi Mbikqyrës i Mediave në Turqi detyron tre media ndërkombëtare të aplikojnë për liçencë transmentimi, ndryshe kërcënon mbyllja. Kjo masë prek edhe Deutsche Wellen.
Bordi Mbikqyrës i Mediave (RTÜK) në Turqi u ka bërë kërkesë tre mediave ndërkombëtare të aplikojnë për një liçencë transmentimi. Nga ky vendim i Turqisë është e prekur edhe Deutsche Welle. Okan Konuralp, anëtar i RTÜK shkroi në Twitter (09.02), se “Deutsche Welles, Voice of America, dhe Euronews, RTÜK i ka dhënë një afat prej 72 orësh. Brenda kësaj kohe duhet të aplikohet për një liçencë transmentimi, ndryshe ato i kërcënon bllokimi i transmentimit.” Konuralp është nga partia opozitare CHP anëtar i bordit RTÜK.
Zëvendëspresidenti i RTÜK, Ibrahim Uslu e konfirmoi këtë për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA. Ai tha, se DW duhet të aplikojë menjëherë liçencë për përmbajtjet në faqen e saj të internetit. Ndryshe ofertat gazetareske të DW në internet nuk do të kenë më qasje në Turqi. Vendimi zyrtar i RTÜK do të publikohet, sipas të dhënave të tyre, brenda 7-10 ditësh në faqen e RTÜK. Edhe redaksia turke e Voice of America, dhe transmentuesit europianë, Euronews preken nga vendim, sipas Uslu.
Kritika nga opozita
Për Ilhan Tasci, gazetar dhe po ashtu anëtar i RTÜK ky vendim është një hap tjetër për t’i mbyllur gojën raportimit kritik. Ai tha për DW, se “me këtë vendim për herë të parë krahas mediave rajonale janë në vënë në fokus të bordit mbikqyrës të mediave edhe transmentuesit ndërkombëtarë.” Ky vendim është sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit, thotë Tasci. Edhe Okan Konuralp vetë e kritikon këtë vendim të RTÜK. Ai tha për DW, se qeveria e AKP-së do të kontrollojë të gjitha llojet e transmentimeve mediatike në internet si në nivel ndërkombëtar edhe atë rajonal.
Por zëvendësdrejtori i RTÜK, Ibrahim Uslu nuk i pranon kritikat dhe thotë, se kjo nuk ka të bëjë me cenzurën. Vendimi është vetëm pjesë e masave teknike të bazuara në ligjin e vitit 2019 për mediat, sipas tij.
Ligji për kontrollin e platformave të internetit
Një zëdhënës i Deutsche Welles lidhur me këtë vendim tha se “ne u informuam nga mediat për një vendim të mundshëm të RTÜK, që mund të ketë ndikim edhe për DW. Por vetëm kur të kemi një njoftim zyrtar të bordit, mund të bëjmë një analizë të plotë dhe të vendosim për veprime të mëtejshme.”
Në vitin 2019 në Turqi hyri në fuqi një ligj, sipas të cilit, qeveria e AKP-së parashikon më shumë kompetenca për kontrollin e platformave të internetit. Ai parashikon detyrimin për liçencë të të gjithë transmentuesve dhe një përfaqësi në Turqi për mediat e huaja. Liçencat do kenë një afat prej 10 vjetësh.
Vitet e kaluara, Turqia e ka përforcuar bordin mbikqyrës duke i dhënë RTÜK-s mundësinë e një mbikqyrjeje të zgjeruar për të gjitha përmbajtjet e internetit. Rreth 95% e mediave kryesore në Turqi gjenden në duart e koncerneve të afërta me qeverinë, që marrin edhe tendera të majmë nga qeveria. Edhe kryesinë e RTÜK e dominon partia qeverisëse AKP./DW
Fraksion.com