“Toyota Yaris”; Abilekaj: Basha, dëshmitar kyç. Nëse nuk dorëzon burimin…
Analisti Enton Abilekaj foli për çështjen e “Toyota Yaris” në studion e Open si dhe thirrjen në SPAK të Bashës nga prokurorët belgë.
Sipas Abilekaj Basha është dëshmitar kyç në çështje dhe mund t’i ndryshojë statusi nëse nuk tregon burimin e informacionit.
Abilekaj: Dëshmia e Bashës është shumë e rëndësishme, e bën atë një dëshmitar kyç të çështjes. Dëshmoi për një aksion policie në zhvillim e sipër. Nuk ka treguar burimin e informacionit dhe këtë presin autoritetet belge. Por nëse nuk e dorëzon burimin, mund të ndryshojë dhe statusi i zotit Basha.
Ndërsa sipas Mërtirit bëhet fjalë për një konsiparcion
“Është një konspiracion, janë hamendëime që i prodhon foltorja. E filloi Taulant Balla, pastaj e mori foltorja në qarkullim. Basha denoncoi një rast futjesh para të pa deklaruar dhe kaq. Ai akuzoi palën në qeveri që është përfshirë në këtë çështje. Ka një hetim dhe hetimi po e merr Bashën në cilësinë e dëshmitarit,” tha Mërtiri.
Fraksion.com