Life StyleTë fundit

“Sanremo është thjesht në kokën e zonjushës”; Portali italian fshin lajmin për Antonelën

Antonela Berisha vijon që të jetë në qendër të vëmendjes së mediave

Disa javë më parë, ish-konkurrentja e “Per’puthen” dhe “Big Brother VIP Albania” ka njoftuar të gjithë përmes një ‘story’ në llogarinë e saj të “Instagram” që do të jetë pjesë e festivalit të “Sanremo”-s, pa specifikuar rolin e saj.

Teksa reagimet kanë qenë të shumta, disa persona e kanë akuzuar atë për mashtrim, duke thënë se lajmi është i pavërtetë, dhe nuk ekziston në mediat italiane.

Një ndër to ka qenë pikërisht Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, i cili ka folur lidhur me pretendimet e Antonelës që ka qenë pjëse e festivalit italian, duke e hedhur poshtë lajmin.

Sipas tij, njoftimin e ka postuar vetëm një media italiane dhe më pas po i njëjti lajm është fshirë. Ai shtoi gjithashtu se ekzistonte vetëm një ‘screenshot’ nga një portal italian por që sot nuk është më.

“Unë atë portalin nuk e gjej më. Ka portale që paguan. Kjo puna e ‘Sanremo’-s është thjesht në kokën e zonjushës, Antonela Berisha. ‘Sanremo’ është një qytezë, që e dha ai që shet byreqe, thotë jam në ‘Sanremo’. Mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli”, u shpreh ai.

Kështu, Antonela ka reaguar për këto aludime për mospjesëmarrjen e saj përmes një postimi në llogarinë e saj të “Instagram”. Ajo ka publikuar një ‘screenshot’ të fotovë të saj në celular, ku shkruan “Disa pjesë të punës timë në ‘Sanremo’ të papublikuara.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com