Life StyleTë fundit

I dhuruan fustane, Monika Lubonja e pakënaqur nga surpriza e ‘Big Brother Vip’? Ja çfarë dontetë

Spektaklin e kaluar, produksioni i “Big Brother Vip” kishte rezervuar shumë surpriza për banorët të cilët janë vetëm një hap pranë finales.

Donaldit, Iliri dhe Einxhel morën disa oferta të rëndësishme përsa i përket anës profesionale.

Ndërsa Monikës,duke shprehur vazhdimisht pasionin e saj për veshjet, iu dhurua një garderobë plot me fustane.

Por, mesa duket, kjo surprizë nuk i ka pëlqyer shumë aktores. Ditën e sotme ajo u shpreh se dëshira e saj nuk është vetëm të ketë rroba, por është thjesht një pasion i saj.

“Dëshira ime është vetëm rrobat? Unë e kam thënë si ‘hobby’-n tim po, që e kam pasion veshjen as që nuk diskutohet fare. Absolutisht e kam pasion, ashtu sic kam pasion të shkoj në verë dhe të rri aty në plazh, në det. Mbaroj!”- ka ironizuar ajo.

 

Fraksion.com