AktualitetBota+Të fundit

Panik në qytet: Dy shpërthime të fuqishme trondisin Abu Dhabin

Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur Abu Dhabin në Emiratet e Bashkuara Arabe, sot herët në mëngjes.

Shpërthimet kanë bërë që të jepet alarmi dhe në rrugë kanë dalë policia, urgjencat dhe zjarrfikëset.

Sipas informatave jozyrtare, shpërthimi i parë është dëgjuar duke ardhur nga një qendër tregtare.

Ende nuk ka një version zyrtar. Qytetarë të ndryshëm po besojnë se mund të jetë sulm me raketë apo dron kamikaz.

Në një prej fotove shihet se ka reaguar mbrojtja kundërajrore.

“Urgjent, shpërthim në Abu Dhabi. Dyshohet se janë shkrepur raketa mbi qytet”, dëgjohet duke thënë një dëshmitar okular.

Pamje të tjera shfaqin policinë dhe veturat e ndihmës së shpejtë, duke lëvizur në drejtim të vendeve ku kanë ndodhur shpërthimet.

 

Fraksion.com