AktualitetBota+Të fundit

Gafa e Bloomberg për pushtimin e Ukrainës

Agjencia e njohur amerikane e lajmeve ekonomike, Bloomberg ka kërkuar falje pasi raportoi aksidentalisht se Rusia kishte pushtuar Ukrainën.

Kryetitulli “Live: Rusia pushton Ukrainën” doli në faqen kryesore të faqes së lajmeve dje rreth orës 21:00 GMT.

Olga Lautman, analiste dhe studiuese e fokusuar në krizën Rusi-Ukrainë, postoi një “screenshot” të gabuar në median sociale.

Ajo tha se titulli u hoq pas më shumë se 30 minutash.

Bloomberg kërkoi falje pak më shumë se dy orë pas publikimit të titullit.

”Ne përgatisim tituj për shumë skenarë kurse titulli ‘Rusia pushton Ukrainën’ u publikua pa dashje rreth orës 16:00 sot në faqen tonë të internetit”, thuhet në deklaratën nga Bloomberg.

”Na vjen shumë keq për gabimin. Titulli është hequr dhe ne jemi duke hetuar shkakun”, shtoi Bloomberg.

Ndërsa tensionet rriten në kufirin Rusi-Ukrainë, vendet perëndimore të udhëhequra nga SHBA-ja kanë paralajmëruar për një sulm të afërt nga Moska.

Rusia i ka mohuar vazhdimisht pretendimet, duke akuzuar Uashingtonin dhe aleatët e saj për përshkallëzim të qëllimshëm të situatës.

Gabimi i Bloombergut vjen vetëm disa ditë pasi Moska sulmoi median amerikane për përhapjen e “informacioneve të rreme dhe provokuese” në lidhje me situatën në Ukrainë.

 

Fraksion.com