AktualitetPolitikëTë fundit

Meta: Burgosja e Saimir Tahirit është pjesë e drejtësisë me regji!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur se dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është pjesë e një drejtësie sipas tij me regji.

Meta ka deklaruar se Saimir Tahiri nuk është arkitekti i kanabizimit të vendit, por sipas presidentit përgjegjësi kryesor është kryeministri Edi Rama, pasi sipas tij është kryeministri ai që e ka përdorur Tahirir për të fshehur përgjegjësitë.

“Saimir Tahiri nuk është arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë. Ai ka qene përgjegjës, por kryepërgjegjësi është Kryeministri i cili e përdori për të fshehur përgjegjësitë e veta. I kam thënë Ramës qe emërimi i tij si ministër ishte një zgjidhje e gabuar. Nuk me dëgjoi. I kam thënë edhe vete Tahirit që ti nuk mund të jesh ministër sepse nuk ke eksperience dhe je shume i politizuar, për me tepër qe do të keqpërdorin ne atë funksion.”, tha ai.
Fraksion.com