AktualitetTë fundit

Policia arreston noteren në Tiranë

40-vjeçarja Rezarta Koçi, me profesion notere është arrestuar sot nga policia e Tiranës për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase, gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm. Por noterja Koçi nuk është një emër i padëgjuar më parë për policinë.

Më 26 maj 2021, noteres Rezarta Koçi i është hequr licenca e ushtrimit të profesionit të noterit nga ministrja e Drejtësisë së kohës Etilda Gjonaj.
Kjo pasi në adresë të Ministrinë e Drejtësisë kishte mbërritur një e-mail nga shtetas, i cili njoftonte përdorimin në mënyrë jo të rregullt të llogarive bankare nga ana e noteres.

Me urdhrin e ministrit më 27 prill 2020 është vendosur fillimi i hetimit disiplinor ndaj saj si dhe në vijim për shtimin e objektit të hetimit disiplinor pranë noteres Koçi me qëllim kontrollin e veprimtarisë së përgjithshme noteriale.

Pas analizës ligjore të akteve dhe veprimeve noteriale, objekt i hetimit administrativ, grupi i kontrollit ka vlerësuar se noterja Koçi gjatë veprimtarisë noterial nuk ka respektuar në përgjithësi dhe në mënyrë të përsëritur kërkesat e ligjit për noterinë dhe ka sjellë heqjen e licencës së saj.
Ndërkohë më 5 nëntor të vitit të kaluar një sasi e vogël tritoli iu vendos në pjesën e përparme makinës së saj tip “Range Rover” me targë AA199 YS teksa ishte e parkuar. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com