Lojëra Olimpike Dimërore janë me pikëpyetje
Pak gëzim, pak spektatorë, pak prezencë politikanësh të rëndësishëm, borë natyrale jo e jo, por me shumë kufizime lëvizjesh dhe kritika për Pekinin. A kanë të ardhme Lojërat Olimpike?
Nga Dagmar Engel
Por Thomas Bach nuk mund të flasë për këtë. Rregullisht ai përsërit, se IOC është neutrale nga ana politike. IOC nuk ka mandat për vlerësimin e situatës së të drejtave njeriut jashtë Lojërave Olimpike. Ai i ndihmon ky argument, kur sheh veten në pasqyrë në dhomën e hotelit luksoz të Pekinit?
Xi Jinping përkundrazi nuk rezervohet, kur vjen puna të bashkojë sportin me politikën. Lojërat Olimpike janë një mundësi për shou propagandistik. Ato janë praktikisht instrumenti i fundit i “pushtetit të butë” që i mbetet Pekinit para kritikës në rritje. Pra pa kursyer kostot dhe natyrën u ngrit nga dheu një rajon sportiv, që nuk ekzistonte më parë dhe nuk do të ekzistojë më vonë, sepse Kina nuk është komb i sporteve dimërore.
Miliona klientë të rinj?
Ende jo. 300 milionë sportistë të sporteve dimërore kishte premtuar Pekini, një treg i madh. Në janar, Xi Jinping bëri fjalë për 349 milionë sportistë të sporteve dimërore. Nëse kjo qëndron – këtë nuk mund ta verifikosh në Kinë – do të ishtë një bekim për industrinë botërore të skive, që nuk i ka punët mirë: Ajo vuan nga ndryshimi i klimës që po sjell shumë më pak borë, dhe nga ana tjetër ekologjia po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për sportistët e sporteve dimërore të perëndimit.
Por nuk është vetëm shpresa për rritjen e xhiros së fitimit të industrisë së skive që i çoi Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin. As të ardhurat e IOC nga garat në shumën e 1,5 miliardë dollarëve. Sponsorë dhe televizione do kishte edhe në shumë vende të tjera që i respektojnë të drejtat e njeriut. Problemi ishte se nuk konkurroi ndonjë vend i tillë. Nga 9 aplikime të planifikuara, 7 u tërhoqën, të 7-a nga rajone në vende demokratike. Qytetaret e qytetarët kanë të drejtë të thonë fjalën e tyre aty. Për shkak se kostoja e Lojërave Olimpike në dallim nga të ardhurat i kalon shoqërisë, pra fatura duhet të paguhet nga taksapaguesit, për shumë vetë një aksion i tillë ishte shumë i shtrenjtë. Në fund mbetën dy vende autokratike, Almaty në Kazakistan dhe Pekini.
Pyetjet që shtrohen
Ne duhet të shtrojmë disa pyetje, nëse nuk duam që kritika ndaj vendit që i ofron Lojërat Olimpike, Kinës të kthehet në retorikë boshe. A i duam Lojërat Olimpike Dimërore ne si kombe, si spektatorë, si dashamirës të sportit, si pjesëmarrës aktivë? A besojmë në idenë olimpike, të garës paqësore mes të barabartëve, pa diskriminim? A mundet të zbresim një shkallë më poshtë tek Lojërat Olimpike, të përdorim sallat sportive që kemi pa shkatërrim të mëtejshëm të natyrës? A mund të heqim dorë nga gigantomania, që duket kaq e rëndësishme për IOC? Duhet të rishpërndahen të ardhurat dhe shpenzimet? Ka nevojë IOC për një rigjenerim të plotë?
Nëse këto pyetje marrin përgjigje me Po, atëherë Milano dhe Cortina D’Ampezzo kanë shans të bëjnë disa gjëra më mirë në katër vitet e ardhshme. Atëherë mund të brohorasim për arritjet e sportisteve dhe sportistëve në gara dhe të kritikojmë njëherazi edhe Kinën. E tani edhe një pyetje të fundit:
Ku është Peng Shuai?
(Peng Shuai, teniste kineze ngriti akuza të rënda për abuzim seksual kundër një zyrtari kinez. Pas protestave ndërkombëtare pati një hedhje poshtë të akuzës publikisht prej Peng Shuai. Në fund të vitit ajo tha se ka pasur keqkuptime, pas kësaj nuk ka pasur më dalje publike. shën red.)/DW
Fraksion.com