AktualitetPolitikëTë fundit

“Ka shkuar me grusht, me…”; Debati: Të duket normale që presidenti të thotë bandat e Elbasanit?

Anëtarët e panelit të  së enjtesmbrëma në emisionin Open u përfshinë në debate, ndërsa trajtohej gjyqi i presidentit Ilir Meta.

Juristi Plarent Ndreca në studio debatoi me analistin Anton Abilekaj duke i thënë se po të ishte Alfred Moisiu në vend të Metës ai nuk do të bënte të njëjtën analizë.

Ndreca ka theksuar se president i i një vendi nuk mund të të thotë bandat e Elbasanit.

Bollino: Është gabim që fokusohemi vetëm në një fjali. Kemi presidentin që ka një frymë policore. Ai ka shkuar me grusht, me forcë në FRPD.

Ndreca: Të ishte Alfred Moisiu nuk do të kishte shans që të kishe këtë analizë.

Abilekaj: Ai shkeli etikën.

Ndreca: Të duket normale që presidenti të thotë bandat e Elbasanit.

Ndreca: Për një njeri që ka mesatare logjike, mesatare arsyeje nuk keni ca flisni. Presidenti i shtetit të së drejtës thotë bandat.

Dosjet voluminoze të mbërritura pak para nisjes së seancës në gjykatën Kushtetuese ishin shenjë që mbrojtja e Preisdentit Ilir Meta nuk do ishte e lehtë duke sjellë si pasojë zvarritjen e procesit.

Përgjatë dy orëve, juristët e kreut të shtetit parashtruan faktet që sipas tyre, procesi ndaj Ilir Metës është hakmarrje politike e mazhorancës socialiste dhe puc institucional ndaj presidentit.

Shtylla kryesore e mbrojtjes së kreut të shtetit ishte vënia në pikëpyetje e legjitimit të Kuvendit që shkarkoi Ilir Metën si President. Juristi Bledar Dervishaj solli në vëmendje faktin se në periudhë tranzitore Kuvendi nuk ka legjitimitet për të kryer veprimtari hetimore.

Mbrojtja e Presidentit kishte përgatitur një fashikull prej 140 faqesh, ndërkohë gjyqtarët kushtetues kishin mbi 70 pyetje për juristet e kreut të shtetit të cilët kërkuan 48 orë për tu përgatitur. Kërkesa bëri që seanca gjyqësore të shtyhej sërish për datën 7 shkurt.

Më 9 qershor të vitit të kaluar, me 104 vota pro, Kuvendi i Legjislaturës së kaluar vendosi shkarkimin e Presidentit, ndërsa tashmë duhet një vendim kushtetues që Meta të shkarkohet.

 

Fraksion.com