AktualitetTë fundit

Dënimi i Tahirit; “Kokë turku”, deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Saimiri di shumë për ata lart! Ka kohë që të rrëfehet, ose të…

Gazetari investigativ, Artan Hoxha iu është bashkuar reagimeve të shumta që solli dënimi i ish-ministrit Saimir Tahiri.

Në një mesazh në Facebook, Hoxha thekson se Tahiri u bë kokë turku.

Postimi i plotë:

Maks Haxhia, avokati i Tahirit: “Visi, çoji dy paketa….”

Tahiri besoi shume, se do t’i shpetonte pikerisht kesaj fjalie, thene nga avokati i tij tek dera e gjykates. Por nuk ja doli…

Padiskutim qe Saimir Tahiri, si ministri i brendshem me jetegjate i 32 viteve te postkomunizmit, di shume per ATA dhe ATË atje lart..

Si ish-minister i brendshem dhe si krahu i djathte i kryeministrit ne detyre, Tahiri ka pare shume gjera, ka degjuar shume gjera te tjera, ka rregjistruar dhe administruar shume prova.

Por qe nga mbremja e sotme, Tahiri, me shume se sa te rrefeje te verteten e asaj çfare di, duhet te mendoje t’u mbijetoje qelive te burgut, ku ndodhet 24 ore ne 24, nen kontrollin e ATYRE atje larte…

Ne fund te fundit, hakmarrja eshte nje pjate qe sherbehet e ftohte.

Tahiri, tashme si “koke turku” ne burg, ka kohen e mjaftueshme per te vendosur se çfare do te beje, do te rrefehet apo do pranoje fatin e tij…

Jeta vazhdon…

 

Fraksion.com