AktualitetPolitikëTë fundit

Basha: Meta do të marrë vota me dorën e Sali Berishës që tja çojë Edi Ramës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar Sali Berishën dhe Ilir Metën se po bashkëpunojnë me kryeministrin Edi Rama. Në një takim me strukturat e degës 4 të PD në Tiranë, Basha tha se Meta do të marrë vota me dorën e Berishës, që tja çojë Ramës.

“Kur dolën listat e patronazhistëve u kuptua që çdo shtyllë ka rënë. Mund të rrimë të heshtur duke mos u future në betejë. Mund ta lëmë Ilir Metën që me dorën e Sali Berishës të marri prap vota demokratësh dhe t’i çojë prapë te Edi Rama. O me demokratët dhe për demokratët, ose me Ilir Metëbn për Ramën. Shikoni si bëhen bashkë ku i cenohen interesat. Në vitin 2018 Berisha dhe Meta firmosë dhe sot janë kundër vettingut. E kanë bërë malin e akuzave lundër meje më të lartë se mali i Dajtit. Unë u them merri akuzat ndaj meje dhe çojini në SPAK. Atje të bëhet vettingu i politikanëve, të bëhet vettingu pasurisë së familjeve të çdokujt. Thonë jo se duan të bëjnë shpifje. Të tre i bashkon frika ndaj të vërtetës. Duan të fshehin qeverisjen më të korruptuar dhe më të dështuar që ka patur ky vend dhe kjo propagandë mundohet ët fshehë faktin se Edi Rama, Sali berisha dhe Ilri Meta janë bërë bashkë për të shkatërruar PD”, tha Basha.

 

Fraksion.com