Rama takim me Cerefin: Nëse nuk do të ketë ndërhyrje politike, nuk do të rrezikohet zhvillimi i finales së parë historike në Tiranë
Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim presidentin e UEFA-s, Alexander Ceferin.
“Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët të zhvillimit në Tiranë të finales së parë evropiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të FSHF-së”, tha Rama.
Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Tiranë.
Gjatë një interviste për agjencinë e lajme “Associated Press” Ceferin tha se, nëse nuk do të ketë ndërhyrje politike, nuk do të rrezikohet zhvillimi i finales së parë historike të UEFA Europa Conference League në Tiranë.
“UEFA do të japë të gjithë mbështetjen e saj, do të sjellë përfaqësues këtu për të verifikuar korrektesën e zgjedhjeve dhe sigurisht që të mos ketë ndërhyrje nga asnjë palë jashtë futbollit”, theksoi Ceferin.
Kreu i qeverisë së futbollit evropian ka zhvilluar gjithashtu edhe një vizitë në zyrat e Federatës Shqiptare Futbollit, ku është pritur nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.
Fraksion.com