AktualitetSportTë fundit

Rama reagon pas takimit me Ceferin: S’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me presidentin e UEFA-s Aleksandër Ceferin.

Përmes një postimi në Twittër Rama shkruan se qëllimi i përbashkët ishte zhvillimi në Tiranë i finales së parë europiane si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për zgjedhjet ne FSHF.

“Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët te zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të FSHF-së”, tha Rama.

 

Fraksion.com