“Përse nuk i pyet qytetarët për taksat e përfshira te çmimi naftës?’; Rama i përgjigjet ndjekësit në ‘FB’: Janë detyrime që nuk hiqen!
Teksa qeveria, ka marrë një nismë për Këshillimin Kombëtar , ku i ka drejtuar 12 pyetje qytetarëve për çështje të ndryshme, një ndjekës në ‘Facebook’ i ka sugjeruar kryeministrit Edi Rama që t’i ndalet edhe tek çmimi i karburantit.
Ndjekësi në ‘Facebook’ i shkruan Ramës, përse se ky i fundit nuk pyet qytetarët në duhet apo jo të reduktohen taksat e përfshira në çmimin e naftës.
Nga ana tjetër kreu i qeverisë duke iu përgjigjur qytetarit ka mohuar se brenda çmimit të naftës përfshihen 7 taksa.
Fraksion.com