AktualitetPolitikëTë fundit

“‘Diell” në Kamzë”; Rama: Çerdhja e re 100% financim i qeverisë shqiptare

Vogëlushët e çerdhes “Diell” në Kamzë kanë tashmë ambiente të reja.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga çerdhja e rikonstruktuar nga qeveria shqiptare.

“Ja dhe çerdhja e re e rilindur “Diell” në Kamëz, me financim 100% nga qeveria shqiptare”, tha Rama.

Çerdhja e re “Diell” ofron kushtet më të mira për fëmijët me ushqim, fjetje, sistem ngrohje dhe ambiente pushimi dhe argëtimi.

Investimi në godinat arsimore në Kamzë, vijon të jetë në fokus të qeverisë. Bashkia e Kamzës ka përfituar po ashtu nga programi i Rindërtimit.

 

Fraksion.com