Zakonet e të ushqyerit që dëmtojnë shëndetin tuaj pas të 60-tave
Pavarësisht nëse sapo keni hyrë në të 60-tat apo i keni mbushur tashmë, trupi juaj pëson shumë ndryshime. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të ushqeheni shëndetshëm dhe të ushtroheni rregullisht.
Ju duhet të dini se ashtu siç ka me qindra zakone që ju ndihmojnë të kujdeseni për shëndetin, ashtu ka edhe disa që përkeqësojnë shëndetin tuaj. Për të mësuar se cilat zakone duhet të shmangni për të favorizuar mirqënien tuaj në të 60-at, ju ftojmë të vazhdoni me leximin e artikullit.
Nuk po konsumoni mjaftueshëm proteina
Proteinat ndihmojnë në mirëmbajtjen e masës muskulare, japin fuqi, mbrojnë shëndetin e kockave dhe ndimojnë në humbjen e peshës. Probleme këto që vihen re më së shumti në moshën 60 vjeçare. Prandaj këshillohet konsumi i rregullt i tyre sidomos në mëngjes me qëllim që dita juaj të nisë plot energji. Disa ushqime të pasura me proteina janë vezët, salmoni dhe mishi i pulës.
Nuk po pini ujë mjaftueshëm
Një tjetër zakon i dëmshëm i cili duhet ndryshuar është konsumi i pakët i ujit. Në këtë moshë vihet re se njerëzit fillojnë të humbasin ndjesinë e etjes dhe si rrjedhojë trupi dehidratohet.
Konsumoni ushqim në orët e vona të mbrëmjes
Shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa i dëmshëm mund të jetë ky zakon edhe pse ata ushqehen shëndetshëm. Ky zakon është problematic pasi rrit rrezikun e shtimit në peshë dhe diabetit.
Regjimi juaj ushqimor është i varfër në fibra
Një nga zakonet më të këqija e të ushqyerit është të mos konsumoni mjaftueshëm fibra. Fibrat janë çelësi i të ushqyerit shëndetshëm! Ato ushqejnë bakteret e mira që jetojnë në zorrë, ndihmojnë në përthithjen e nutrientëve, reduktojnë inflamacionin dhe ndikojnë drejtpërdrejtë në humorin tuaj. Për një sasi të mirë fibrash provoni të përfshini në regjimin tuaj ushqimor tërshërën, mollët, fasulet dhe frutat e pyllit./AgroWeb
Fraksion.com