AktualitetPolitikëTë fundit

“PD ‘zbulon’ fijet e Meta-Berisha-Rama”: U zyrtarizua partia e vjetër

Koalicionin mes LSI-së dhe Komisionit të Rithemelimit të PD-së të Sali Berishës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Partia Demokratike e quan zyrtarizim sipas saj të “partisë së vjetër Meta-Berisha-Rama”.

“Më në fund Sali Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri: Korrupsionin; Politikën e vjetër; Lajmet e rreme dhe disinformimin. Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016. Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje.

Kandidimi i tij shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte dosjen 184, do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë“, shkruan PD në një deklaratë zyrtare.

 

Fraksion.com