Pampuri: 798.3 milionë euro shpenzime luksi për 8 vjet
Deputetja e PD-së, Orjola Pampuri ka reaguar sot në lidhje me përgjigjen që kryeministri Rama dha dje për akuzat e saj për shpenzime luksoze.
“Rama nuk u dha përgjigje shqiptarëve se kush e ka paguar qëndrimin në resortin luksoz në Wildbad Kreuth-in legjendar, dikur një perlë e familjes mbretërore bavareze Wittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake. Rama nuk u dha përgjigje shqiptarëve me paratë e kujt ka zhvilluar udhëtimin e fshehtë me charter, që vetëm karburanti i kushton 120 mije euro? Sot në emër të shqiptarëve po e pyesim sërish Edi Ramën: A ka udhëtuar ditët e fundit me charter në drejtim të Suedisë? Kush i ka paguar paratë e këtij udhëtimi? Edi Rama nuk i ikën dot përgjegjësisë për shpenzimin e parave të shqiptarëve me batuta bajate”, u shpreh ajo.
Pampuri tha se vetëm për luks në 8 vite, Edi Rama ka shpenzuar 798.3 milionë euro nga paratë e shqiptarëve.
Fraksion.com