Oficerët e marinës së SHBA ‘korruptoheshin me para e prostituta’ (fotot)
Një komandant i marinës së SHBA është shpallur fajtor për marrjen e rreth $250,000 në para të thata dhe shërbime seksuale nga prostituta, nga një kontraktor i huaj i mbrojtjes, në këmbim të sekreteve shtetërore.
Komandanti i informacionit Stephen Shedd kishte ndihmuar kompaninë që të përfitonte rreth $35 milionë nga kontrata me marinën e SHBA.
Në çështjen që konsiderohet si një nga rastet më të rënda të korrupsionit të marinës amerikane, dhjetra zyrtarë të tjerë janë arrestuar.
Shedd është një nga anëtarët e Flotës së 7-të të SHBA me bazë në Japoni, dhe u gjykua nga Juria Federale në mars 2017, duke u bërë i shtati që pranon fajin.
Sipas departamentit amerikane të drejtësisë, Shedd dhe të tjerë oficrë kishin qenë në “festa seksi me prostituta, darka dhe udhëtime luksoze”, që në këmbim të jepnin sekretet ushtarake dhe të influenconin për llogari të kompanisë Glenn Defense Marine Asia (GDMA), një grup në Singapor i themeluar nga manjati malajzian Leonard Glenn Francis.
Skandali u bë i njohur me emri “Fat Leonard”, ose ‘Leonardi i shëndoshë’ prej masës së bëshme të kryekorruptuesit. Ai u arrestua në Kaliforni në 2013 pasi u josh të vinte në SHBA nga hetuesit, dhe tashmë mbetet në burg ose arrest shtëpiak.
Prokurorët thanë se Shedd dhe oficerë të tjerë kishin ndihmuar që GDMA të fitonte dhe të ruante kontratat me shuma të fryra me marinën e SHBA në masën 35 milionë dollarë, për shërbime si rimorkime, siguri apo menaxhim të mbetjeve të anijeve në porte.
Si pjesë e marrëveshjes me hetuesit, Shedd pranoi se ai dhe të tjerët i kishin kaluar kompanisë itinerarët e lëvizjeve dhe informacioneve të tjera.
Një total prej 34 zyrtarësh detarë, kontraktorë dhe punonjës të GDMA, nga të cilët 28 kanë pranuar fajin, duke përfshirë 7 oficerë të flotës së SHBA.
Shedd do të marrë vendimin nga një gjykatë në Kaliforni në verë, ndërsa gjyqi i shtatë të tjerëve nis më 28 shkurt.
Fraksion.com