AktualitetTë fundit

Moti i keq, ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë në Qafë Thanë dhe Kapshticë

Për shkak të reshjeve të dendura të borës në Maqedoni dhe Greqi, ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë, në pikat e kalimit kufitar Qafë Thanë dhe Kapshticë.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë ku thekson se, autoritetet e Policisë maqedonase dhe Policisë greke, kanë njoftuar palën shqiptare, se për shkak të reshjeve të dendura të borës në Maqedoni dhe Greqi, vështirësive në lëvizje, prezencës së akullit në rrugë, deri në normalizimin e situatës dhe pastrimit të rrugëve, do të ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë, në pikat e kalimit kufitar Qafë Thanë dhe Kapshticë”.

Drejtoria i bën apel drejtuesve të kamionëve që të shmangin lëvizjen në drejtim të Maqedonisë dhe Greqisë deri në një njoftim të dytë.

“Apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie (kamionave), që deri në një njoftim të dytë të shmangin lëvizjen në drejtim të Maqedonisë dhe Greqisë, pasi nuk do lejohet kalimi i tyre drejt shteteve fqinje, për shkak se krijohen vështirësi në trafik dhe pengesa për mjetet borëpastruese”, theksohet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë.

 

Fraksion.com