AktualitetPolitikëTë fundit

Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Presidentit; S’ka përjashtim të gjyqtarëve. Pretendimi për …

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Presidentit Ilir Meta, i cili kërkoi përjashtimin nga procesi i anëtarëve të kësaj gjykate me pretendimin se janë të njëanshme. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se kërkesa për mandatin e Vitore Tushës është rrëzuar.

Presidenca pretendonte se ajo vijon mandatin e saj nga 2018-ta e deri më tani jashtë afateve. Lidhur me pretendimin tek afatit 9-vjecar në detyre të Tushës, sipas Kushtetueses shkaqet janë të pabazuara në Kushtetutë. Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka sjellë argumentet e saj secilin anëtar të trupës gjykuese. Konkretisht për gjyqtaren Marsida Xhaferrllarit, Kushtetuesja vendosi që kërkesa e Presidencës, për përjashtimin e saj nga trupa, është haptazi e pabazuar. E njëjta gjë është vendosur edhe për gjyqtaret Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toska.

Po ashtu, Meta kërkoi edhe përjashtimin si relator të çështjes së Përparim Kalos, kërkesë të cilën Gjykata e rrëzoi. Kushtetuesja po ashtu ka rrëzuar edhe kërkesën për përjashtimin e Sonila Bejtjas. Lala raporton se vendimi për rrëzimin e kërkesave paraprake të presidentit është marre unanimisht. Pasi kryetarja e kësaj gjykate i ka dhënë fjalën relatorit Përparim Kalo, ky i fundit është ndërprerë nga këshilltari ligjor i Metës, Bledar Dervishaj.

Përfaqësuesit e Metës po bëjnë kërkesë të re paraprake që lidhet me përfaqësuesin e Kuvendit në seancë
Gjatë fjalës së tij Dervishaj tha se “Legjislatura e Kuvendit ka mbaruar në shtator 2021 dhe ka filluar legjislatura e re. Presidenti e konsideron jolegjitime praninë e përfaqësuesve të Kuvendit”.

 

Fraksion.com