Xhemi Shehu zbulon detaje të rikthimit të saj në ekran
Xhemi Shehu është një nga moderatoret më të pëlqyera të publikut, pas një karriere shumë të gjatë në ekranin e çdo shqiptari në “Top Channel”.
Së fundmi, ajo ka vendosur të bëjë një pushim nga ekrani duke hequr dorë nga emisionit që prezantonte, e duke kaluar një kohë pushimi.
E ftuar në “Ëndërrtjerrësit” , Xhemi Shehu ka njoftuar se shumë shpejt do të rikthehet në ekran me projekte të reja të propozuara nga “Top Channel”. Ajo tha se do t’i shqyrtonte këto opsione dhe shikon një dritë jeshile për rikthim.
“Më janë propozuar dy projekte për herë të parë në ‘Top Channel’. Nuk kam një përgjigje finale, por shikoj një dritë jeshile për rikthim. E shijova pushimin por e kuptova që më mungonte ekrani dhe ështëtashmë momenti i duhur për rikthim.”- u shpreh ajo.
Ajo tha se edhe pse ka marrë disa oferta nga media të tjera, nuk dëshiron që të jetë pjesë e një televizione të tjera përveç televizionit në të cilën ka nisur karrierën e saj.
Xhemi së bashku me Arbana Osmanin rrëfyen gjithashtu disanga momentet më të bukura të shoqërisë së tyre edhe si kolege, duke treguar që njihenin dhe adhuronin njera-tjetrëm profesionalisht.
Fraksion.com