AktualitetPolitikëTë fundit

Rama nxjerr pamjet e Maternitetit të Ri të Beratit: Përmbyll rilindjen e kompleksit spitalor të këtij qyteti

Në Berat ka marrë jetë një tjetër investim i qeverisë shqiptare në rrugën pa kthim të transformimit të sistemit shëndetësor, materniteti i ri i qarkut, i cili i ka ndryshuar njëherë e mirë faqen e shërbimit ndaj nënave të reja.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky maternitet, i cili do të hapë dyert së shpejti.

“Mirëmëngjes dhe me Maternitetin e Ri të Beratit që hap dyert së shpejti, duke përmbyllur rilindjen e kompleksit spitalor të këtij qyteti, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.

Nga simbol i harresës në dekada të tëra, ky maternitet është kthyer në shembëlltyrë të standardeve europiane.

Spitali i ri ka një kapacitet prej 50 shtretërish dhe ofron një standard të ri shërbimi në gjinekologji, obstetrikë dhe neonatologji.

 

Fraksion.com