Putin kërkon sistem të ri për të ndaluar përmbajtjen në internet
Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar administratën e tij që të shqyrtojë një sistem të ri për të ndaluar përmbajtjen “toksike” në internet, ndonëse hollësitë nuk janë bërë të ditura.
Sistemi i ri është përshkruar si “regjistër vetërregullues i përmbajtjes toksike”, me qëllim të “mbrojtjes së të rinjve”.
Kremlini do të analizojë këtë sistem deri më 1 qershor, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.
Për urdhrin e së enjtes, është raportuar fillimisht të shtunën, më 29 janar në mediat ruse.
Putin ka dhënë shenja për kufizime në përmbajtje, duke akuzuar internetin për korrupsion të të rinjve dhe për nxitje të protestave në rrugë nga kundërshtarë opozitarë, disa prej të cilëve autoritetet i kanë shpallur ekstremistë.
Rusia ka rritur presionin vitin e kaluar ndaj kompanive të mëdha teknologjike, duke i gjobitur me gati 100 milionë dollarë, për shkak se ato nuk kanë larguar përmbajtjen që konsiderohet e ndaluar në këtë shtet./rel
Fraksdion.com