AktualitetTë fundit

Banorët e ‘5 majit’ dhe të ‘Astirit’, bllokojnë ish-sheshin ‘Shqiponja’: Ja ku na keni, na shtypni

Banorët e ‘5 majit’ kanë dalë sërish në protestë për shtëpitë që u janë prishur për shkak të projektit të rindërtimit.

Atyre u janë bashkuar edhe banorët  e Unazës së Madhe, të cilëve iu prishën banesat rreth 3 vite më parë për shkak të projektit të Unazës së Madhe.

E pranishme në protestë është edhe nënë Liza, që u shndërrua simbol i protestës së ‘5 Majit’.

Banorët kanë bllokuar ish-sheshin Shqiponja.

“Nëse nuk merrni masa, protesta do jetë shumë madhështore dhe do vijmë deri tek shtëpia jote zoti kryeministër”, tha një protestues.

Efektivët e policisë kanë mbërritur tek ish-sheshi ‘Shqiponja, aty ku po zhvillohet protesta, duke qenë se qytetarët kanë bllokuar trafikun në zonë.

 

Fraksion.com