“A ju kujtohet fusha danteske e plehrave?”; Rama: Ekoparku në Durrës së shpejti do të jetë gati
Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamje nga punimet në Ekopark në Durrës ku duket se janë ngritur dhe fushat e sportit.
Kryeministri shkruan se kjo hapësirë e cila më parë ishte e mbushur me plehra po kthehet në një atraksion turistik që do t’i dedikohet plotësisht fëmijëve e prindërve për të shijuar Durrësin.
“A ju kujtohet fusha danteske e plehrave të Durrësit, e cila u bë faqja e zezë e Shqipërisë nëpër mediat e botës? Së shpejti aty ku digjeshin plehrat nën dritën e diellit e hënës dhe dergjeshin kope derrash e dosash mes tymrash e zjarresh, do të dynden prindër e fëmijë, vajza e djem, për të shijuar Ekoparkun e Durrësit me atraksionet e tij”, tha Rama.
Ekoparku do të ketë jo vetëm pedonalen, por do të ofrojë edhe një sërë facilitetesh e shërbimesh për të gjithë grupmoshat, nga fushat e sportit tek ambientet shplodhëse.
Bashkë me Ekoparkun, në këtë zonë do të ndërtohet edhe zona e re industriale dhe Parku i ri Fotovoltaik prej 110 megavat, me synimin për ta kthyer në një motor ekonomie jo vetëm për Durrësin.