AktualitetNATO/BETë fundit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përshkruan reagimin e NATO-s ndaj tensioneve të përtërira në Evropë

Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg përsëriti sot se NATO është Aleanca më e suksesshme në histori, sepse aleatët kanë mbetur të bashkuar dhe sepse NATO ka qenë në gjendje të përshtatet. Kjo është pikërisht ajo që NATO po bën sot përballë tensioneve të ripërtëritura në Evropë që rezultojnë nga ngritja e konsiderueshme dhe e paprovokuar ushtarake e Rusisë në dhe rreth Ukrainës.

Në një botë më të paparashikueshme, më të rrezikshme është edhe më e rëndësishme që aleatët e NATO-s të qëndrojnë së bashku dhe të ndërtojnë institucione të forta si NATO, tha Stoltenberg. “NATO është themeli për paqen dhe stabilitetin” në këtë pjesë të botës dhe NATO do të vazhdojë të punojë shumë për t’u angazhuar në dialog me Rusinë dhe për të gjetur një zgjidhje politike për tensionet aktuale.

Sekretari i Përgjithshëm i bëri komentet e tij në një diskutim online të organizuar nga Këshilli Atlantik.

 

Fraksion.com