“Rusia mund të pushtojë Ukrainën në shkurt”; Presidenti ukrainas reagon pas deklaratave të Biden: Mos përhapni panik! Nuk ka përshkallëzim të tensioneve
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Perëndimit të mos përhapë panik në krizën me Rusinë.
Fjalimi i Zelensky-t vjen pas telefonatës me presidentin amerikan Joe Biden, ku ky i fundit përmendi “mundësinë konkrete që rusët të pushtojnë Ukrainën në shkurt”.
“Rreziku më i madh për Ukrainën është destabilizimi i brendshëm dhe jo kërcënimi i një pushtimi rus”-tha Zelensky në një konferencë për shtyp me mediat e huaja.
“Prioriteti është stabilizimi i ekonomisë sonë. Probabiliteti i sulmit nga rusët ekziston, ai nuk është zhdukur dhe nuk ishte më pak serioz në vitin 2021, por ne nuk shohim një përshkallëzim më të madh se vitin e kaluar. Por po të dëgjosh mediat ndërkombëtare dhe madje edhe krerë të respektuar shtetesh, duket se tashmë ka një luftë në të gjithë vendin, se ka trupa që përparojnë në rrugë. Por nuk është kështu”, shtoi ai.
“Ky panik, sa i kushton vendit tonë?”- pyeti udhëheqësi ukrainas.
Fraksion.com