“Opozita e fortë është thelbësore”; Kim: Faleminderit PD dhe Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pati sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Takimin e bëri të ditur ambasadorja Kim e cila falënderoi Bashën për takimin e shkëlqyer, siç e cilësoi ajo.
“Falemnderit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer mbi çështje të bashkëpunimin Shqipëri-SHBA ku përfshihen mënyrat se si të forcohen institucionet demokratike, lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipëri nga veriu në jug”, u shpreh ambasadorja Kim. Opozita e fortë është thelbësore për demokracinë.”- shkruan ajo.
Fraksion.com